Art & Kulturë

FOTO/ Ja si ishin veshur VIP-at në Golden Globes & zbuloni arsyen pse ishin të gjithë me rroba të zeza!

Pothuajse të gjithë VIP-at e Hollywood-it, u shfaqën me rroba të zeza në tapetin e kuq të Golden Globes.

Arsyeja e këtij “kodi” veshje u bë në mbështetje të lëvizjes “Time Up”, e cila ka si qëllim luftën kundër abuzimeve seksuale ndaj femrave. Të gjithë personalitetet që veshën të zeza treguan suportin e tyre ndaj kësaj kauze.

Kjo lëvizje u krijua në vitin 2017, pas deklaratave të shumta të aktoreve mbi ngacmimet seksuale të kryera nga regjisori Weinstein. Këto akuza u hapën rrugë edhe deklaratave nga personalitete të tjerë, të cilët akuzuan shumë aktorë e regjisorë të njohur për abuzime.

Shikoni më poshtë veshjet e të famshmëve në tapetin e kuq të Golden Globes:

(Klikoni në foto për ta parë atë të plotë.)

Golden Globes 2018

[envira-gallery id=”14806″]

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).