Art & Kulturë

FOTO/ Hapet në maj ura më e gjatë në Evropë

Rusia kontinentale dhe Gadishulli i Krimesë tashmë do të lidhen me njëra-tjetrën përmes një ure, e cila është cilësuar si më e gjata në Evropë.

Qarkullimi për automjetet do të hapet zyrtarisht në maj, gjashtë muaj përpara afatit që ishte vendosur. Kalimi i tyre do të hapet në dy faza: Makinat dhe autobusët do të lejohen të kalojnë që prej majit, ndërsa kamionët do të lejohen të qarkullojnë duke filluar nga dhjetori.

E gjatë 19 kilometra, kjo urë do të përbëhet edhe nga një seksion hekurudhor, i cili po planifikohet të hapet në fillim të 2019-ës. Kapaciteti maksimal i automjeteve që kjo urë do të përmbajë është rreth 40.000 makina në ditë.

Infrastruktura e urës përbëhet nga tri segmente. Pjesa e parë prej 7 km shtrihet nga Gadishulli Taman në Tuzla Spit, seksioni i dytë prej 6.5 km shtrihet përgjatë ishullit të Tuzlës dhe seksioni i tretë prej 5.5 km shtrihet nga ishulli i Tuzlës në Gadishullin e Krimesë.

Ndërtimi i kësaj ure erdhi pasi Krimeo votoi pro ribashkimit me Rusinë në vitin 2014, pasi kufiri i vetëm i vendit ishte me Ukrainën. Për momentin, pasagjerët dhe ngarkesat e ndryshme udhëtojnë me fluturime direkt dhe anijet nga portet e Rusisë Jugore.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).