Foto/ A e keni parë iPhone X e artë?

I pazbuluar më parë, Apple FCC ka publikuar disa foto të një iPhone X në ngjyrë ari, që nuk ka dalë në treg.

Sipas disa analistëve, kompania kishte planifikuar që ta lançonte këtë produkt në treg, por u step mbrapa në momentin e fundit, duke e bërë të disponueshëm iPHone X në vetëm dy ngjyra: gri dhe e bardhë/argjend.

Ky iPhone X i rrallë është prodhuar me platin ari dhe është një model mjaft i veçantë, ku mund të shërbej në të ardhmen si pasardhësi i iPhone X të tanishëm.