Foto/ 9.9 milion dollar për të blerë një shtëpi afër Kim Kardashian & Kanye West

Pamje e shtepise

Menaxherja dhe mamaja e Kim Kardashian, Kris Jenner, ka blerë shtëpinë e saj të fundit për të qenë afër vajzës së saj, me një shifër prej 9.9 milion dollarësh!

Vila e re e Jenner është e përbërë nga 6 dhoma dhe 7 tualete, ka një hapësirë prej 873 m2 dhe ka një sipërfaqe toke prej 5179 m2 .

Kjo shtëpi është ndërtuar vitin e kaluar dhe përmban shumë dizenjo kontemporane, duke përfshirë shkallë transparente dhe xhama që mbulojnë të gjithë shtëpinë. Gjithashtu, aty ka një pishinë, spa me një kapacitet për 10 veta, vend për barbekju, oxhak, dhomë loje, dhomë teatri dhe një banjo të madhe vip.

Oborri

Pavarësisht këtij shpenzimi të madh që Kris Jenner ka bërë, kjo shtëpi as nuk krahasohet me atë të Kim dhe Kanye, vila e të cilëve kushton 20 milion dollar dhe ka dy vreshta rrushi!

Shikoni fotot e shtëpisë 10 milion dollarëshe të Kriss:

Kuzhina
Tualeti
Dollapi