Art & Kulturë

Formula 1, së shpejti edhe me një serial nga Netflix

Duke avancuar me hapa të shpejtë në fushën e kinematografisë, Netflix ka deklaruar planet e veta për krijimin e një dokumentari me 10 seri mbi garën e Formula 1.

Me producent ekzekutiv James Gay-Rees, këto seri do të ofrojnë një pamje ekskluzive të garuesve, skuadrave të ndryshme dhe të menaxherëve të yjeve të këtij sporti, duke u dhënë mundësi fansave që të shikojnë se çfarë ndodh pas kuintave.

Sipas burimeve të tanishme, ky serial pritet të dali në muajt e parë të 2019 dhe nuk ka asnjë lajm se sa do të kushtojë një produksion i tillë.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).