Formoni ekipin tuaj dhe bëhuni pjesë e turneut të volejbollit

Turneu i Volejbollit do të realizohet për të gjithë studentët e qytetit të Elbasanit në datat 19-22 mars 2018.

Ju keni mundësinë që të bëheni pjesë e këtij turneu, duke formuar grupin tuaj të volejbollit. nëpërmjet të cilit do të sfidoni të tjerët dhe do të mund të fitoni shumë çmime.

Ky turne është pjesë e projektit Pranverë 2020, që është projekti më i madh studentor i realizuar ndonjëherë në trevat shqiptare. Ai vjen në Elbasan nëpërmjet një turneu volejbolli, konkursi inteligjence dhe nisme sociale.

Orari është 14:00-18:00.