Fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, vjen në Akademinë Marubi “Nga më të fortët”

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

“Nga ata të fortët” është një film gjerman, që do të shfaqet këtë të enjte në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi.

Ky prodhim kinematografik i vitit 2006, ka fituar 9 çmime në Festivalet Ndërkombëtare të Filmit, si: Ҫmimi FIPRESCI, Label Europa Cinemas, “Bronze Camera 300” për Drejtorin e Fotografisë në Brothers Manaki International Film Festival 2006, etj.

Historia flet rreth djaloshit Mikael Polishka, i cili me një këmbë të përgjakur, gjendet në rajonin e policisë, ku tregon historinë e tij të dhimbshme, duke nisur që në momentin kur njerku e dëboi nga shtëpia bashkë me mamanë, e vazhdon me ngjarjet që pasuan më vonë.

Filmi do të shfaqet në Akademinë Marubi në 14 dhjetor, ora 19:00 – 21:00. Hyrja është falas.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.