Filmi shqiptar ““Përqafimi”, një pritje e gjatë

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Filmi me metrazh të shkurtër “Përqafimi”, sjell nga një kënd emocional, dukurinë e alkoolizmit dhe pasojave të kësaj dukurie në familje.

Dy vëllezër që jetojnë së bashku, njëri rreth të njëzetave dhe tjetri 13 vjeçar, presin nënën e tyre që të dalë nga burgu ku gjendet për vrasjen e babait të tyre, burrit të saj.

Ardiani, djali i madh, që e kishte parë të gjithë ngjarjen me sytë e tij, dhe Beni, djali i vogël, i cili çdo ditë e përcjell kalendarin duke pritur se kur do të bashkohet sërish me nënën e tij. Ardiani, shumë i kujdesshëm me vëllain e tij të vogël, e ka rritur atë dhe kujdeset që ai të këtë një fëmijëri normale, edhe pse nuk është edhe aq e mundur pas gjithë asaj që ka ndodhur.

Ngjarja arrin kulmin kur nëna e tyre lirohet nga burgu më herët se sa ka qenë e planifikuar. Ardiani flet hapur me Benin rreth asaj që ka parë dhe nuk pranon që të takohet me nënën e tij. Gjithçka është shumë e vështirë për të, sepse ai e ka përjetuar rëndë atë çfarë ka ndodhur dhe dëshiron që të shkëputët plotësisht nga ajo e kaluar, por Beni e bind që ai të mos qëndrojë i tillë.

Një ngjarje e dhimbshme, një familje që është shkatërruar, një grua që dëshiron të bashkohet me fëmijët e saj, qëllim për të cilin është e gatshme të bëje gjithçka, është paraqitur në një mënyrë shumë origjinale nga skenaristi dhe njëkohësisht regjisori i këtij filmi, Lulzim Guhelli dhe është luajtur në mënyrë të shkëlqyeshme nga aktorët Aurita Agushi, Besnik Krapi, Benuliks Mareni, Lirak Çelaj, e Rebeka Qena.

Shikoni të plotë filmin: https://qkk.gjirafa.com/Kanali/Index?video=perqafimi-i-fundit&f=1

Burimi: Gjirafa.com

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj