Filmi mbi Adem Jasharin, nisin sugjerimet për aktorin që do të portretizojë komandantin

Një film për jetën e komandantit legjendar Adem Jashari do të prodhohet nga regjisori Luan Kryeziu, duke u bërë kështu objekt i diskutimeve të ndryshme, e sidomos mbi personazhin që do të luajë Jasharin.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe aktori i njohur Ilir Tafa, gjatë një interviste me median serbe Show Buzz.

Bota, përkatësisht ajo e kohës së re nuk njeh një hero më të madh se sa Adem Jashari. Lufta e tij, sakrifica e tij dhe e familjes së tij për liri, është një sakrificë që nuk e njeh historia e njerëzimit”, është shprehur Tafa, duke e cilësuar komandantin si një “Hero të njerëzimit”.

Po ashtu, Tafa ka dhënë mendimin mbi aktorin Rade Serbezdija, që mendohet të luajë rolin kryesor.

“Rade Serbedzija është një aktor i shkëlqyeshëm, më i miri i ish Jugosllavisë, por jo aq sa të luaj rolin e Adem Jasharit. Për mendimin tim, për të luajtur këtë rol, ai aktor duhet të ketë së paku një Oscar”, ka qenë mendimi i aktorit.

Image result for Rade Serbedzija
Rade Serbedzija

Për Adem Jasharin nuk është bërë ende asnjë film, por tani, në 20 vjetorin e vdekjes së tij, skenari është gati dhe mbetet vetëm prodhimi i këtij filmi.