Art & Kulturë

Filmi “Aladdin”, ka arritur majat kap shifrën prej 1 miliard dollarësh

Filmi i 1992 i risjellë nga Guy Ritchie, “Aladdin” mblodhi më shumë se 86 milionë dollarë, në tre ditët e para të tij, në Amerikën e Veriut.

Por tashmë ka arritur majat, duke kapur shifrën prej 1 miliard dollarë.

Versioni i ri vjen me ëill Smith, në rolin e xhindit blu, që më herët kishte zërin e të ndjerit Robin Uilliams, dhe aktorin kanadez të lindur në Egjipt, Mena Massoud, si mashtruesi që pretendon se është një princ për të marrë vëmendjen e Jasminës, që luhet nga Naomi Scott.

Duke arritur shifrën prej 1 miliard dollarë është kthyer në filmin më të arrirë në karrierën e Will Smith, i cili falenderoi të gjithë njerëzit nëpër botë për këtë arritje.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).