Festoni dy netët e fundit të 2017 me këta këngëtarë

Nëse keni zgjedhur që mbrëmjen e 31 dhjetorit do ta kaloni me familjen dhe nuk do të dilni për ta festuar, atëherë ka disa lokale në kryeqytet që ju japin mundësinë të festoni paraprakisht.

Artistët që janë të ftuar më 28 dhjetor në club-et e Tiranës:

Franc Koruni tek Skena – Jazz Club, një artist i ri, por që ka premisa të avancojë më shumë në karrierën e vet.

George Siras, një Dj grek që është rezident i club-it më të mirë veror në Evropë, “Cavo Paradiso” Mykonos, do të vij tek Telekom Lounge, duke mbyllur kështu sezonin e Electronic Beats të këtij viti.

Florian Ganga është i ftuar special në lokalin Funky House.

3 Musketjerët: Redon Makashi, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka do të performojnë tek Arena Club.

Nata greke vjen për të gjithë fansat e saj tek Status Live Show.

Alban Skënderaj, një prej këngëtarëve më të mirë shqiptar, është i ftuar tek Lollipop Club.

Artistët që janë të ftuar më 29 dhjetor në club-et e Tiranës

Një nga reperët më të mirë shqiptar, Ghetto Geasy, është i ftuar tek Lollipop Club.

Aurela Gaçe, së bashku me këngëtarët e tjerë, vijnë në një natë të paharrueshme feste tek Venue Club.

Këngëtari Rael Hoxha vjen tek Skena – Jazz Club, ku bileta kushton 500 lekë.

Mihai Popoviciu, një Dj me famë botërore, do të jetë i ftuar tek Disco Box më 29 nëntor.

Këngëtari kosovar Gjiko është i ftuar tek Cinco Cavalli Club.