Art & Kulturë

Festohet përvjetori i të Drejtave të Njeriut në kinemanë Millenium me “Sonita”

Më 28 mars Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut bën plot 70 vjeçe, për të cilën Ambasada Zviceriane do të shfaqi filmin “Sonita” tek kinema Millenium.

Përveç shfaqjes së tij, do të zhvillohet edhe një diskutim, ku të ftuar janë Senida Mesi, Zv. Kryeministre e Shqipërisë, Rafaela Rica, CEO e Iceberg Communications dhe Lufti Dervishi, analist i medias dhe pedagog në Departamentin e Gazetarisë.

“Sonita” është një dokumentar i vitit 2015, që flet për Sonitën, një emigrante e paligjshme afgane 18 vjeçe, e cila jeton pa dokumenta në periferinë e varfër të Teheranit.

Ajo lufton për të jetuar sipas dëshirave të saj, si një artiste, këngëtare dhe muzikante, pavarësisht pengesave që has në Iran dhe familjes së saj patriarkale e conservative. Sonita shfaqet gjithmonë në kundërshtim me planin e familjes së saj: Për ta bërë nusë e për ta shitur atë tek një familje e re.

Mos e humbisni këtë film që trajton çështjen aq shumë të përfolur të të drejtave të njeriut, të mërkurën, ora 18:00- 21:00.

Trailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).