Festohet në Tiranë 550 vjetori i Skëndërbeut, kreu i qeverisë dërgon ftesa speciale

2018 është vendosur të jetë Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut, ku të martën do të çelen festimet për heroin shqiptar tek pallati i Kongreseve dhe ai i Brigadave.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shpërndarë ftesat për këtë event, i cili do të zhvillohet më 16 janar, me titullin “Tre ditët e Yllit të Mëngjesit”, përkatësisht në orën 17:45 dhe 19:30.

Nga ajo që është mësuar deri më tani, do të ketë ekspozitë me piktura tek Pallati i Kongreseve, si dhe ekspozitë sendesh mesjetare pothuaj të njëkohshme me Skënderbeun.

Të pranishmit në këtë event do t’u duhet të jenë të pajisur me kartën e identitetit për të hyrë, si edhe u është bërë e ditur kodi i veshjes: Kostum i errët, veshje kombëtare për zonjat.