Art & Kulturë

Festivali Teatror i Tiranës dhe Festivali Teatror Kombëtar

Që prej vitit 1999, Gjergji Trola ka punuar për edukimin artistik nëpër shkollat e Tiranës dhe realizoi për vite me rradhë Festivalin Teatror të shkollave të mesme të kryeqytetit.

Në kujtim të punës së palodhur të Gjergjit, që u nda nga jeta më 26 janar 2017, SHARS dhe ACA ia dedikojnë pikërisht kësaj figure Festivalin Teatror të shkollave të mesme të Tiranës 2018 dhe Festivalin Teatror Kombëtar 2018.

Ky festival do të organizohet prej datës 16 deri më 27 prill, prej orës 14:00. Destinacioni do të jetë salla “Black Box”, tek Universiteti i Arteve. Mos e humbisni!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).