Festivali MultiKulturor Berat

Një nga pasuritë kryesore të Shqipërisë, është pikërisht folklori muzikor. Gjurmët e lashtësisë së muzikës folklorike shqiptare janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj. Një pjesë të kësaj pasurie, prej të dyja anëve të Shkumbinit, do të presë Berati shumë-shekullor në datat 19, 20 dhe 21 Korrik, një improvizim që të çon thellë në histori, për të njohur dasmën e rrallë shqiptare, për ta përmbyllur në një mbrëmje atmosferike, në tingujt e muzikës së Shpat Dedës. Ku tjetër ?! Në këtë edicion të pestë të Festivali Multikulturor Berat.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj