Art & Kulturë

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2017” – Edicioni III

Të gjithë aplikuesit duhet të shënojnë fazat e tij dhe të na ndjekin përgjatë gjithë periudhës së kohëzgjatjes së Festivalit. Pjesëmarrja në aktivitetet e Festivalit ( si shkolla verore, seminaret rikrijuese, ceremonia finale) është një vlerë e shtuar për ju pasi ndikojnë direkt në formimin tuaj si autorë të ardhshëm të Letërsisë Shqipe.
Fazat e Festivalit në edicionin III:

Faza e parë: Shpallja e konkursit dhe Aplikimi online në faqen e tij afati deri me 30 Qershor
Tema: Qyteti dhe kujtesa
Gjinitë:
• prozë (tregim i shkurtër)- deri në 10 faqe word, me shkrim times new roman;
• poezi- jo më shumë se 40 vargje;
• ese- deri në 4-5 faqe word, me shkrim times new roman;

Faza e dytë: Shkolla verore (Korrik 2017)

Shkolla verore e hapur për të gjithë konkurrentët që kanë aplikuar është konceptuar në një format të tillë ku do të ndërthuren teoria dhe praktika. Leksionet do të jepen nga ekspertë të fushës së letrave dhe kritikës letrare. Shkolla verore do të zgjasë një javë, ku ditët e leksioneve do të jenë të plota.
– Leksione mbi procesin krijues të drejtuara nga 1 lektor (prozë, poezi, ese)
– Leksione mbi redaktimin letrare të drejtuara nga 1 shkrimtar, redaktor letrar

Faza e tretë: Përzgjedhja e krijimeve më të mira nga dy juri: Publiku dhe Juria e Festivalit (Korrik-Gusht 2017)

– fituesit e çmimit të publikut (3 fitues)
– fituesit e shpallur nga juria profesioniste e Festivalit (15 fitues)

Faza e katërt: Seminare rikrijuese (Tetor 2017)

Seminaret rikrijuese do të fokusohen sivjet në shndërrimet:
– Poezi- Art grafik/ instalacion
– Prozë- Video Art/ Shfaqje teatrale
– Ese- Fotografi

Faza e pestë:Ceremonia finale (Nëntor 2017)

Ceremonia finale do të zhvillohet në një mjedis të mbyllur ku do të ekspozohen si pjesë e dekorit të skenës fotografitë dhe instalacionet e përftuara nga seminaret rikrijuese në Art grafik/ instalacion dhe në Fotografi.

Gjithashtu do të shfaqen 3 booktrailerat e përftuar nga seminari rikrijues prozë- book trailer.
Në këtë ceremoni do të ketë lexime nga krijimet më të mira.
Faza e gjashtë: Antologjia (Dhjetor 2017)
Si produkt përfundimtar i këtij Festivali do të jetë Antologjia ku do të pasqyrohen krijimet më të mira në të gjitha gjinitë e përfshira.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).