Art & Kulturë

Festivali i Këngës Qytetare “Luleborë”

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për pjesëmarrje për kompozitorë të rinj dhe të afirmuar për FESTIVALIN E KËNGËS QYTETARE “LULEBORË”.

Përshkrimi i projektit:

Dy vitet e fundit në Teatrin Migjeni, u zhvillua, mbas 27 vitesh, Festivali i kangës qytetare “Luleborë”, në të cilin u paraqitën krijime të reja dhe morën pjesë kompozitorë, poetë, aranzhues dhe këngëtarë të rinj dhe të afirmuar.

Në kuadër të ruajtjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të kësaj tradite, BashkiaShkodër organizon edicionin e tretë të Festivalit të Kangës Qytetare “Luleborë”.

Festivali “Luleborë” ka si qëllim të risjellë tek publiku këngën qytetare, me motive shkodrane, duke i dhënë një dimension të ri asaj; duke nxitur profesionalizmin dhe nivelin e lartë artistik, përmes interpretimit “live” të çdo elementi të këtij festivali. Për rrjedhojë, krijimtaria artistike, muzika dhe fjalët, duhet t’i përshtaten kritereve të përcaktuara nga drejtuesit e këtij projekti, që do të jenë edhe njësitë matëse për vlerësimin paraprak të këngëve. Të gjitha materialet muzikore do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm profesionistësh, të cilët do të zgjedhin këngët pjesëmarrëve në festival.

Festivali “Luleborë” do të zhvillohet në muajin tetor.

Juria e Festivalit do të jetë në nivelet më të larta profesionale, e përbërë nga emrat më të njohur të krijimit dhe interpretimit të muzikës.

Qëllimi i projektit:

Pasurimi i repertorit të muzikës qytetare;
Afrimi dhe aktivizimi i brezave të rinj me muzikën qytetare;
Rikthimi i vlerave të traditës.
Aplikimi:

Ftohen të gjithë kompozitorët e rinj dhe profesionistë të sjellin materialet muzikore tek Zyra me një Ndalesë (Z1N), në Bashkinë Shkodër, drejtuar Drejtorisë së Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Adresa: Rr. 13 dhjetori, nr.1, Shkodër.

Do të pranohen vetëm suportet dixhitale Compact Disc.

Autorëve të këngëve, nuk i kërkohet domosdoshmërisht arranzhimi final, pasi ky proçes do të vijë pas fazës së parë të pranimeve. Kështu që, dorëzimet e materialeve muzikore janë të mundshme të dorëzohen në variantet:

Me arranzhim të përfunduar;
Në format Demo si p.sh Pianoforte + zë/ Kitarë + zë, apome ndërhyrjen e ndonjë instrumenti të tretë solist.
Bashkëngjitur me CD, autorët duhet të dorëzojnë edhe partiturën në format të printuar, tekstin si dhe të kenë të përcaktuar këngëtarin/ët, apo grupin që do të intepretojë këngën.

Kriter kryesor është që këngët duhet të jenë krijime tërësisht të reja, të papublikuara më parë. Publikimi i tyre në çfarëdo lloj forme para natës së parë të zhvillimit të Festivalit “Luleborë”, është automatikisht përjashtues nga pjesëmarrjanë festival.

Data e fundit e dorëzimit të materialeve muzikore është 16 Korrik 2018.

Materialet muzikore fillimisht do të merren në shqyrtim nga një muzikant profesionist, i cili ka si detyrë të kontrollojë nëse këngët kanë plotësuar të paktën një nga kriteret e përcaktuara. Më pas të gjitha materialet muzikore do të kalojnë në fazën e parë të seleksionimit, ku një grupi përbërë nga profesionistë të sektorit të produksionit muzikor, do të marrin në shqyrtim këngët nga një këndvështrim i përgjithshëm (muzikë, tekst dhe cilësi vokale). Ky proçes përfundon me seleksionimin e këngëve që do të marrin pjesë në edicionin e dytë të Festivalit “Luleborë”.

Me datën 15 qershor, në mënyrë transparente, do të publikohen këngët fituese të fazës së parë seleksionuese, të cilat do t’i nënshtrohen proçesit të orkestrimit.

Afati i fundit i dorëzimit të orkestracioneve nga ana e autorëve, është data 14 Shtator 2018, të cilat do të dorëzohen tek grupi organizator, ose tek drejtori artistik.

Mosrespektimi i afateve të përcaktuara, është automatikisht përjashtues nga konkurimi.

Kritere për krijimin e këngëve

Autorëve të këngëve, kantautorëve si dhe poetëve, i kërkohet që në krijimet e tyre të jetë prezent të paktën një nga kriteret e rënditura më poshtë:
Kënga mund të ketë:

Intonacione muzikore të këngës qytetare shkodrane, përfshirë këtu Jaren Shkodrane, me tekst në dialektin Gegë, ose në gjuhën standarte;
Intonacione dhe ritme muzikore të lira.
Përveç kritereve të mësipërme, për të kompletuar sa më mirë krijimin muzikor, krijuesve ju sugjerohet që:

Janë të pranueshme këngët me poliritmika apo me gjuhë harmonike sipas dëshirës së krijuesit (duke plotësuar kërkesat e pikës 1);
Është i mirëpritur përdorimi i instrumentave tipikë që gjenden në muzikën qytetare shkodrane si: fizarmonika, violina, klarineta, flauti, nërolin e instrumentitsolist;
Pranohen krijime këngësh për duete apo trio këngëtarësh, apo edhe të shoqëruar me kompleks.
Mos respektimi i kritereve të përcaktuara, është automatikisht përjashtues nga konkurimi.

Performimi muzikor do të mbahet nën interpretimin “live” të “Orkestrës Luleborë”, e cila përbën edhe themelin e suksesit të Festivalit “Luleborë”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).