Festivali ‘KamerFest’ shpalos programin për këtë edicion

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Kosova KamerFest, sonte nisë edicionin e 18-të të tij. Ky festival i cili përgjatë këtyre edicioneve ka sjellë emra të ndryshëm të muzikës klasike, në një konferencë të mbajtur sot ka shpalosur edhe programin e këtij edicioni.

Këtë vit festivali nisë me një koncert që i paraprinë hapjes së festivalit. Pre-KamerFest koncert do të mbahet sonte në Amfiteatrin e Bibliotekës së re të UP-ës me fillim nga ora 20:00. Ky koncert sjellë sopranon Silvia di Falco dhe pianisten Diana Nocchiero. Në program do të ketë arie botërore siç janë “Donde lieta” nga opera “La Boheme” e Giacome Puccinit. Arie të tjera nga ky kompozitor do të jenë edhe ato nga operat e mirënjohura si “Madame Butterfly” e “Gianni Schicchi”.

Festivali i Muzikës Kamertale ‘Kosova KamerFest’ do të zgjasë deri më 9 nëntor.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.