Art & Kulturë

Festivali Kaba 2.0 rikthehet në Korçë për festat e Vitit të Ri

 

Edicioni i dytë i Kaba 2.0 Festv.al rikthehet në skenën e teatrit të Korçës këtë fundvit, si një qasje e re përkundrejt disa prej perlave muzikore shqiptare.

Ky festival do të ndërthuri tingujt e muzikës folklorike, të shoqëruara me nostalgjinë dhe eposin që do të sjellë çdo këngë e performuar.

Në Kaba 2.0 do të jenë të ftuar kompozitori i njohur Robert Bisha me Ritual Moods, grupi i njohur shqiptar në skenat e Evropës Fanfara Tirana, si edhe do të ketë një performancë piano solo, kitarë dhe perkusione.

Ai do të mbahet nga data 28 deri në 29 dhjetor në qytetin e Korçës.

Agjenda e Festiv.al:

28 Dhjetor:

20:00 në teatër – Robert Berisha, Ritual Moods

20:40 në teatër – Fanfara Tirrana, Koncert Live

29 Dhjetor:

18:00 në pedonale – Brass on the road, Street Parade

20:00 tek pazari – Brass on the road, Street Parade

21:00 tek pazari – Silent Disco

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).