Art & Kulturë

Festivali i Resë deri më 27 Maj

Artistët shqiptarë ngritën dhe siparin e këtij festivali ku artisti Klod Dedja u prezantua para publikut artdashës të kryeqytetit me projeksion-instalacionin Brenda “Within”. Përmes kësaj vepre, publiku pjesëmarrës pati mundësi që të shihte veten, qytetin dhe të tjerët nga një perspektivë e RE. “Brenda”cilëson artisti, është konfrontim materialesh, duke lënë të hapur reaksionin ndërmjet arkitekturës konceptuale dhe asaj shpirtërore.

Përgjatë të gjithë ditëve dhe netëve të festivalit, qytetarët do të mund të shijojnë përzierjen më të mirë multikulturore dhe ndërkulturore, midis praktikave të artit bashkëkohor dhe atij tradicional. Që nga vendosja në qendër të Tiranës të instalacionit Reja e dizenjuar nga artisti me famë botërore Fujimoto, brenda një viti janë organizuar aktivitete të ndryshme duke gjallëruar jetën artistike të kryeqytetit dhe njëkohësisht duke e kthyer atë në një nga pikat më atraktive të kryeqytetit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).