Festivali i Këngës: Publikohen datat e edicionit të 60

27-28-29 dhjetorit, Pallatin e Kongreseve

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet mbrëmjet e 27-28-29 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve.

Këtë vit në konkurrim janë njëzetë këngë.

Drejtori i festivalit, Martin Leka, i besoi Redi Trenit regjinë, Albi Çifligut skenografinë, Zefina Hasanit e Kozeta Kurtit skenarin dhe moderimin Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, Isli Islamit dhe Kelvi Kadillit. Ky edicion vjen me pjesëmarrjen e veçantë të Ardit Gjebresë.

Publiku do të jetë në numër të kufizuar, duke respektuar certifikatën e vaksinimit dhe rezultatin negativ të testit të Covid-19.

Artistët pjesëmarrës janë: Alban Ramosaj, Denis Skura, Evi Reçi, Gjergj Kaçinari, Janex, Kastro Zizo, Kelly, Mirud, Rezarta Smaja, Ronela Hajati, Saimir Çili, Stefi dhe Endri Prifti, Shega, Urban Band, Eldis Arrnejti, Ester Zahiri, Kejsi Rrustja, Olimpia Smajlaj, Viola Xhemali dhe Xhuljana Pjetra.