Art & Kulturë

Festivali i filmit në Gjermani, shfaqen për herë të parë dy filma kosovarë

“Hekurishtja” me regjisor Burim Haliti dhe “Home Sweet Home” me regji nga Faton Bajraktari, do të jenë dy filmat kosovarë që do të shfaqen në Festivalin Mesdhetar të Filmit në Munchen të Gjermanisë.

Kjo do të jetë hera e parë që dy filma nga Kosova shfaqen në këtë festival, i cili u ka dhënë përparësi shfaqjes së produksioneve që vijnë nga vendet bregdetare.

Edicioni i 11-të i Festivalit do të mbahet në fund janari dhe filmat kosovar do të shfaqen më datën 25 janar, ora 20:30 tek Carl-Amery-Saal, Vortragssaal der Bibliothek, në Munchen.

Trailer “Home Sweet Home”:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).