Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Prishtinë hap aplikimet për pjesmarrje

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

PriFest – Prishtina International Film Festival ka hapur zyrtarisht aplikimet për edicionin e 10-të të këtij festivali, i cili do të mbahet më 17 – 22 korrik 2018.

Ky aplikim do të qëndrojë i hapur deri në datën 30.04.2018 për të gjithë filmat ndërkombëtarë dhe në datën 30.05.2018 për filmat kosovarë.

Kategoritë garuese në këtë festival janë: Programi Evropian: Film i metrazhit të gjatë, Programi Ballkanik: Film i metrazhit të gjatë, Programi Ndërkombëtar i Dokumentarëve dhe Programi Ndërkombëtar i Filmit metrazh i mesëm.

Kategoritë jo-garuese: Let It Be Program (Film i metrazhit të gjatë me temë LGBTI), In Albanian Cinema dhe Projeksionet Speciale.

Këtë vit, Festivali Ndërkombëtar ka prezantuar edhe dy kategori të reja garuese: Programi Ndërkombëtar Garues i Filmit Studentor (film artistik, të gjitha metrazhet) dhe Programin Ndërkombëtar i Filmit të metrazhit të shkurtër eksperimental dhe art vizual (jo-garues).

Rregullat dhe formulari i aplikimit për këtë festival, gjenden në faqen zyrtare të PriFest ose mund të ndiqni link-un e mëposhtëm:

Application Film Entry

Së shpejti, PriFest do të hap edhe thirrjen për aplikim me projekte filmike për kategori të ndryshme në Prishtina Film FORUM, në programet: Best Pitch Competition, Green Film Project, Work in Progress, Prishtina Rendezvous dhe Prishtina Kino Kabaret.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj