Fenomeni i rrallë natyror, fshati i Jezercës në Kosovë

Një projekt i Klubit Letrar “De Rada” të Ferizajt, ka bërë që të duket jeta më e gjallë në fshatin e djegur nga lufta, ku ka 17 vjet që banorët presin që kjo zonë malore, në të cilën përfundojnë vargmalet e Sharrit, të bëhet tërheqëse jo vetëm për të shpërngulurit në qytet, por edhe për mysafirë të ndryshëm që do të vinin dhe do t’i shijonin bukuritë e kësaj pjese.

Të parët që u interesuan për ta zhvilluar turizmin malor në fshatin Jezerc, i cili ndodhet 15 kilometra nga qyteti i Ferizajt ishin ata të Bashkimit Evropian, që investuan në disa shtëpi-hane, ndërsa Komuna e Ferizajt ende nuk ka ndërmarrë asgjë për ta zhvilluar edhe më tej këtë ide evropiane.

Të premten nga ora 17 do të bëhen bashkë për një kafe në restorantin “Biforkacioni”, ku edhe do të njihen nga afër me këtë fenomen të rrallë natyror.
Shkrimtarët do të vendosen nëpër shtëpitë-hane, ndërsa të gjitha aktivitet tjera letrare, ku përfshihen debatet e ndryshme për prozën, poezinë kritikën letrare, pa ndonjë protokol të caktuar, do të organizohen nëpër restorantet e bukura që ndodhen përreth lumit Neredimka.