Fëmijët tuaj kanë qejf të pikturojnë? Xhaxhi Piktori ju pret për të vizatuar së bashku!

Të shtunën, të gjithë vogëlushët do të kenë mundësi që të pikturojnë së bashku me Xhaxhi Piktorin, që shumë prej tyre mund ta njohin nga leksionet e tij mbi pikturën drejtuar posaçërisht fëmijëve!

Merrni fëmijët në këtë aktivitet, i cili sigurisht që do u zhvillojë fantazinë dhe do u kultivojë anën artistike.

E ndërkohë që fëmijët tuaj vizatojnë, të rriturit mund të vizitojnë Panairin Mesdhetar të Turizmit që zhvillohet po aty.

Mos e humbisni, më 7 prill, ora 12:00 deri më 13:00! Tek Expocity Albania!