Art & Kulturë

Farka n’fest

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Enduro Albania & Vespa Fanatic dhe me mbështetjen e Njësisë Administrative Farkë, organizojnë “Farka n’fest”, në datën 30 Shtator 2017 në Parkun e Liqenit të Farkës.

Programi:

Paradite – sport, argëtim, lojra rekreative, mbjellje pemësh.

Pasdite – ritme popullore, latin dance, dj, dhe banda të mirënjohura muzikore që do të performojnë live, barbeqye & drink.

Emocione dhe adrenalinë në orën 16:00 nga Moto show, Mountain Bike Show në garën Super Moto (60% asfalt) & (40% off road); Jet Ski Racing. Një ditë mbresëlënëse që na sjell afër natyrës, rekreativitetit dhe jetesës së shëndetshme.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).