Art & Kulturë

Fansa të filmit “IT”? Së shpejti vjen edhe “IT 2”, zbuloni detajet e serisë së dytë

Filmi horror “IT” solli në sallat e kinemave me miliona veta, të cilët panë më nga afër kllounin e frikshëm Pennywise teksa përndiqte disa fëmijë të vegjël nga një qytezë e vogël amerikane në vitet ‘80.

Fitimet e tij kapën shifrën e 700.4 milionë dollarëve kundrejt buxhetit prej 35 milionë dollar. Tashmë, regjisori i filmit, Andy Muschietti, ka paralajmëruar se seria e dytë, “IT: Chapter 2”, është duke u prodhuar.

Sipas tij, kapitulli i dytë do të vendoset 27 vjet pas ngjarjeve të filmit të parë, ku do të prezantohemi me versionin adult të grupit të “Dështakëve”. Ata rikthehen në Derry për t’u përballur edhe një herë me kllounin kërcyer Pennywise.

Nga deklarata e Muschietti, “It 2” pritet të jetë edhe më i frikshëm se seria e parë e filmit. Ai do të nisi xhirimet këtë verë në Toronto të Kanadasë dhe premierën do ta ketë në shtator të vitit 2019.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).