Art & Kulturë

Falimenton kompania filmike Weinstein

Kompania filmike e themeluar nga Harvey dhe Bob Weinstein, është përpjekur muajt e fundit për të nisur negociata me investitorë të ndryshëm që ta blejnë atë.

Gjatë një deklarate, ajo njoftoi se ka hequr klauzolat e konfidencialitetit për personat të cilët kanë hedhur akuza për ngacmime seksuale.

Po ashtu, kompania publikoi listën e gjatë prej 394 faqesh, ku shpalosen emrat e të gjithë personave që Weinstein i ka borxh para, ku mes tyre renditen edhe Malia Obama, David Bowie, Robert de Niro, etj.

“Kishim shpresuar për të arritur një zgjidhje gjyqësore, Bordi është i kënaqur që ka një plan që do të maksimizojë vlerën e aseteve dhë për të ruajtur sa më shumë vende pune, e gjithashtu për të sjellë drejtësi për viktimat”, tha Robert Weinstein, themelues i kompanisë së bashku me vëllanë e tij,

Robert ka inkurajuar njerëzit që të mos kenë frikë të flasin kur kanë kaluar një eksperiencë të tillë. “Zërat tuaj kanë inspiruar një lëvizje ndryshimi për vendin dhe mbarë botën”, ka përfunduar ai.

Në shkurt, kompania bërë të ditur se do të shitej me një vlerë prej 500 milion dollarësh, por kjo marrëveshje u rrëzua pasi u zbuluan borxhet e tjera që kompania detyrohej, të cilat kapnin shumën e 50 milion dollarëve.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).