Facebook pranon problemet me privatësinë, publikon videon për të treguar gabimet që ka bërë

Pasi doli skandali i Cambridge Analytica, Facebook është duke u përballur me problemet e shumta që kanë rezultuar prej rrezikimit të privatësisë së këtij rrjeti social.

Sot kompania ka publikuar një video, në të cilët ka pranuar gabimet që ka bërë dhe ka premtuar se do e rikthejë Facebook-un në “vendin e parë që ka qenë”.

Kjo reklamë do të shfaqet në TV dhe në kinema deri në korrik, duke filluar këtë pasdite, me disa që shfaqen edhe gjatë të lojërave NBA.

Videoja fillon me një vështrim prapa në ndërfaqen më të vjetër të Facebook dhe përpiqet të humanizojë atë që bëjmë në rrjet duke i lidhur postimet me njerëzit, të shoqëruar me muzikën e pianos në sfond.

Kur bëhet fjalë për adresimin e problemeve të Facebook, kompania nuk është aq e hapur. Ajo thotë se “diçka ndodhi” – sikur të ishte një fenomen i pashpjegueshëm, dhe jo rezultat i algoritmeve të veta – dhe se kompania “duhej të ballafaqohej me spam, klikime, lajme të rreme dhe keqpërdorim të të dhënave”.

Facebook thotë se do të bëjë më shumë për të mbajtur të dhënat e sigurta. “Kjo do të ndryshojë. Që tani e tutje, Facebook do të bëjë më shumë për t’ju mbajtur të sigurt dhe për të mbrojtur privatësinë tuaj.

Më shumë se çdo gjë, kjo reklamë tregon se sa Facebook ka filluar të pranojë se nuk ka thjesht çështje që shfaqen këtu e atje, ajo ka një problem të vërtetë imazhi – që përdoruesit e vet nuk i besojnë dhe mendojnë se është larguar nga qëllimi origjinal i shërbimit.