Art & Kulturë

Facebook “mërzit” përdoruesit me përditësimin e tij të ri

Besoj të gjithë e kanë nga një shokë në Facebook që e tepron me fotot e videot që hedh… Epo tani, përgatituni që të shikoni akoma më shumë postime nga ai person apo të tjerë!

Facebook ka krijuar një opsion të ri, që i lejon njerëzit të ndajnë me të tjerët se çfarë po ndodh në jetën e tyre, në formën e një liste.

Ky përditësim shfaqet në kutinë “What’s on your mind?” dhe është bashkangjitur me Polls, Feeling/Activity, Photo/Video, Check In e Gif, nën emrin “Lists”.

Nëpërmjet “Lists” një përdorues mund të postojë që nga lista e vendeve ku ka shkuar e deri tek lista e mësimeve apo e gjërave që i duhet të realizojë në të ardhmen. Këto lista mund të personalizohen sipas dëshirës, duke shtuar sfonde shumëngjyrëshe dhe emoji.

Ky opsion do të bëhet i aksesueshëm për përdoruesit duke filluar që nga dita e sotme.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).