Facebook mbyll 273 llogari të lidhura me agjencitë ruse

Burime nga gjigandi social kanë bërë të ditur se janë pezulluar 70 llogari personale, 138 faqe dhe 65 llogari Instagrami që kontrolloheshin nga Agjencia e Kërkimit në Internet (IRA).

Këtë e ka bërë të ditur shefi i sigurimit të Facebook, Alex Stamos, i cili ka postuar edhe një foto si dëshmi ku tregohej lidhja e këtyre llogarive me Rusinë.

IRA ka përdorur vazhdimisht llogaritë joautentike për të mashtruar dhe manipuluar njerëzit. Kjo është arsyeja pse ne po largojmë çdo llogari që gjejmë se është e lidhur me këtë organizatë”, është shprehur Stamos.

Facebook suspendon 273 llogari dhe faqe të lidhura me agjencitë ruse

Sipas Stamos, gjetja dhe pezullimi i këtyre faqeve ishte një proçes i gjatë. Rreth 95% e tyre kishin përmbajtje specifike gjuhësore që u drejtoheshin folësve rusë dhe 1.08 milion përdorues ndoqën të paktën një nga faqet.

Ndërsa llogaritë e hapura në Instagram, numëronin gjithsej një shifër prej 493 mijë ndjekës dhe ishin shpenzuar rreth 167 mijë dollarë në reklama që nga fillimi i vitit 2015.

Facebook ka denoncuar vazhdimisht IRA-në për shkeljen e etikës së Facebook. Vitin e kaluar, u identifikuan rreth 3 mijë reklama përçarëse që synonin përdoruesit amerikanë gjatë zgjedhjeve.

 

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj