Facebook/ 2 milion postime mbi Al Qaeda Isis fshihen nga gjigandi social

Mesa duket, Facebook ka vendosur që t’i përvishet punës dhe të fshijë sa më shumë postime që lidhen me Isis dhe Al Qaeda.

Në një njoftim që ka publikuar gjigandi i rrjeteve sociale, vetëm gjatë tremujorit të parë të 2018, Facebook ka spikatur rreth 1.9 milion postime të tilla, që është dyfishi i punës së arritur në tremujorin paraardhës. Nga këto postime, pjesa më e madhe janë hequr nga Facebook, ndërsa të tjerat janë shënuar me një paralajmërim.

Skandali i Cambridge Analitica, bëri që kompania të bëjë për herë të parë përkufizimin e saj të terrorizmit.

Kushdo organizatë jo qeveritare që impenjohet në akte dhune kundër njerëzimit apo personave, një qeveri apo një organizatë ndërkombëtare, për të arritur një qëllim politik, fetar apo ideologjik’, thuhet në një postim të bërë nga Monica Bickert, zëvendës presidente e çështjeve politike globale dhe Brian Fishman, shefi i politikave për kontrastet e terrorizmit.