Eugent Bushpepa: Këngën ua dedikoj të gjithë shqiptarëve

Pas tre vitesh mungesë në finalen e Eurovizion, Shqipëria me Eugent Bushpepën dhe këngën “Mall” këtë vit arriti të kualifikohej për në natën e madhe.

Pas gjysmë finales së parë ku Eugenti këndoi i treti, u mbajt një konferencë me artistët që performuan. I pyetur nga prezantuesi nëse ndjen të njëjtat emocione kur këndon në këtë event me emocionet që ndjen kur këndon në club, Eugenti u përgjigj: “Për sa kohë që transmeton emocione me anë të muzikës, është e njëjta gjë”.

“Skena ishte fantastike. U ndjeva shumë mirë, publiku ishte gjigant. Të ndash dashurinë me publikun është njësoj”, u shpreh Eugenti.

I pyetur nga një fans gjatë konferencës se kujt ja kushton këngën, ai u përgjigj: “Është një këngë për dashurinë, është një këngë për mallin ndaj personave që do më shumë, kështu që unë ja dedikoj të gjithë shqiptarëve sepse po më mungojnë shqiptarët që kur kam ardhur këtu”.