Art & Kulturë

Erotikrisht në kohën e shkruar- Takim me Krenar Zejnon

Si l’amour existe encore
do pëlcas ta kumboj si shqip
onomatopenë dëshirë dashurie

Dhe të ta kthej me kuisje lemze
Dhuratën e globit plastik, ambalazhuar
me kujdes si për prikë bese bushtrash hyjnore

C’est la vie! Se la vijë të purpurt tek jeta ime, je t’aime!
Globin tënd trokas e tingullin ma kthen si kokë idioti
Edhe fjala, si bota, plastike është, mon ami bohem!

Dashuria në s’do t’ishte boçe me fjalë boshe
e një poçe lotore plot e përplot me falje
ç’dreqin, pra, do të na ishte?
“Amourir” – shkëputur nga libri me poezi “Erotikrisht në kohën e shkruar”
Në takimin e librit, me datë 12 gusht kemi kënaqësinë të flasim mbi krijimtarinë poetike të Krenar Zejnos.

Krenar Zejno është poet, shkrimtar, kurator dhe publikues: ai është themeluesi dhe drejtuesi i Zenit që përfshin galerinë e artit dhe shtëpinë botuese me të njëjtin emër. Është autor i veprave:
Promenade
Epika e dehur
Album me ninanana
Shkronjë
Legjenda M
sikurQenia
këmba e të panjohurës
autostop për në Re minor
hyllirikum
amorDheu
lavd i librit
erotikrisht në kohën e shkruar

Mos e humbisni, dt.12 gusht, ora 18.00 te Qendra Ata, Kamëz.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).