Ermal Meta i emocionuar për ardhjen në Shqipëri: “Vëllezër dhe motra, mezi po pres”

Më 1 maj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të ditur gjatë një koncerti, se këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare, Ermal Meta, do të vijë në kryeqytet për të dhënë një koncert në ditën e parë të qershorit.

Në mbrëmjen e 1 Qershorit bashkë me Ambasadën Italiane organizojmë një feste gjigante te Sheshi Skenderbej për Festën e Republikës Italiane e miqësinë mes dy vendeve tona. E kush me mirë se Ermal Meta e përfaqëson këtë histori suksesi? Ju presim të gjithë në shesh!”, ka shkruar Erion Veliaj në faqen e tij zyrtare.

Nga ana tjetër, këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet Ermal Meta, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur lumturinë e tij që do të vijë për të performuar përpara publikut shqiptar.

“Më 1 qershor do të kem privilegjin që të performoi në sheshin “Skënderbeu” , në Tiranë. Jam shumë i emocionuar. Vëllezër dhe motra, mezi pres”, është shprehur ai.