Era Istrefi nxjerr këngën e re më…

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, tashmë e njohur botërisht së shpejti do të publikojë edhe projektin e saj më të ri në bashkëpunim me superyllin e hip hopit, French Montana.

Por ndryshe nga sa pritej, publikimi i këngës së re, e cila pritet të kthehet në hit, është shtyrë për më 25 shtator për shkak se klipi ende nuk është xhiruar.

Mësohet se klipi i “No I Love Yous” do të xhirohet më 30 gusht në Los Angeles dhe më datë 25 shtator do të publikohet.