Enduro Dual Track, Kupa e Republikës 2017

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Motoçiklizmit sjellin më 9 Dhjetor në Dajt Kupën e Republikës 2017.

Axhenda:

Ora 08:00 deri 09:30 – Regjistrimi në garë, marrja e numrave, parkimi i motorrëve.
Ora 09:30 deri 10:00 – breafing spjegues i garës.
Ora 10:00 – Prova të lira në pistë.
Ora 10:30 – Raundi I. (Individual me kohë. Nisja çdo 30 sekonda. Gjatësia 20 xhiro.
Ora 12:30 – Raundi II. Dual Track me skualifikim.
Ora 14:30 – Finale.
Ora 15:30 – Ceremonia e çmimeve.