Art & Kulturë

Emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Ditën e sotme, aktorja Kumrije Hoxha është zgjedhur si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ajo e ka marrë këtë pozitë pas shkarkimit të hënën e kaluar të ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar, Agim Sopi, gjatë një votimi, që përfundoi me gjashtë vota pro dhe një abstenim.

Image result for Kumrije Hoxha

Kumrije Hoxha

Në fillim të këtij viti, Sopi ka akuzuar anëtarët e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar si “njerëz të ndikuar nga politika që po censurojnë programin e teatrit”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportve të Kosovës, Kujtim Gashi, ka emëruar në dhjetor të vitit të kaluar personat që përbëjnë Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Në krye të këshillit ishte vendosur regjisorja Burbuqe Berisha, ndërsa anëtarët tjerë janë Samka Ferri, Ismet Azemi dhe Agon Myftari.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).