“Emerge”- Ekspozitë në Destil Hostel

Brilant Milazimi, Ermir Zhinipotoku, Blertë Hashani, Valdrin Thaçi, Arbnor Karaliti, Petrit Maliqi, Arben Elshani, Dardan Murseli, Alban Januzi, Naim Geci, Pajtim Osmanaj e Yll Krasniqi janë dymbëdhjetë artistët nga Kosova që kanë bashkuar frymëzimet e tyre dhe kanë hapur një ekspozitë kolektive në Destil Hostel që prej datës 2 shkurt.

Të gjithë këta janë studentë të këtij fakulteti, përveç artistit të ardhur nga New York, Pajtim Osmanaj, i cili iu bashkua këtij grupi dhe Yll Krasniqit, që në këtë ekspozitë prezantohet me performancë muzikore.

Në këtë ekspozitë, që do të jetë e hapur për publikun deri më 9 shkurt, të premten, vizitorët do të kenë mundësinë që të shikojnë vepra të ndryshme, duke përfshirë këtu pikturë, skulpturë, video-instalacion e fotografi e muzikë. Ajo është e hapur nga ora 20:00-10:00.

Në këtë ekspozitë secili artist ka sjellë frymën e tij, duke iu përshtatur një koncepti të përgjithshëm.

Ideatori i kësaj ekspozite, që njëkohësisht është edhe student i Fakultetit të Arteve, Valdrin Thaçi, ka treguar se qëllimi i tij edhe Brilant Milazimit, si ideator, ka qenë që me ekspozitën “Emerge” të sjellin diçka më ndryshe se ekspozitat e zakonshme.