Elvana Gjata paralajmëron videoklipin me yllin botëror

Elvana Gjata pak javë më parë ‘pushtoi’ titujt kryesorë në medien shqiptare. Kjo pas rikthimit fuqishëm me albumin e saj në gjuhën shqipe dhe më pas me bashkëpunimin me reperin amerikan, Ty Dolla Sign.

Por tani është momenti që për pak do publikohet edhe videoklipi i këngës “Shade” në bashkëpunim me Poo Bear, producentin e famshëm.

Kënga tani është vetëm në versionin audio, por Elvana na paralajmëroi nëpërmjet një ‘insta story’ ku shihet këngëtarja Enxhi Nasufi teksa dëgjon këngën. Ndërsa Elvana shkruan se shumë shpejt do vijë dhe kripit.