Elena Ferrante – Historia e vajzës së humbur

Ishin vite të ndërlikuara. Rendi i botës ku qemë rritur po shpërbëhej. Aftësitë e vjetra të fituara falë studimit të gjatë dhe shkencës së vijës së drejtë politike befas dukeshin një mënyrë e pakuptimtë për të zënë kohën. Anarkist, marksist, gramshist, komunist, leninist, trockist, maoist, punëtorist, po bëheshin me shpejtësi etiketime të vonuara apo, më keq akoma, një damkë shtazërie. Shfrytëzimi i njeriut nga njeriu dhe logjika e fitimit maksimal, që dikur mbaheshin si diçka e neveritshme, tani ishin kthyer kudo në shtylla mbajtëse të lirisë dhe të demokracisë. Ndërkaq, përmes rrugësh të ligjshme dhe të paligjshme, tërë hesapet e hapura brenda shtetit dhe brenda organizatave revolucionare po mbylleshin me dorë të fortë. Fare lehtë mund të përfundoje i vrarë ose në burg dhe, mes njerëzve të zakonshëm, kishte plasur paniku.

Librin e gjeni tek Botimet Pegi.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj