“El Alquimista Impaciente” premierë në kryeqytet këtë të premte

Java e Letërsisë Spanjolle në Shqipëri, do të sjelli në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës, filmin “El Alquimista Impaciente”, i cili do të shfaqet tek Akademia e Filmit Marubi të premten.

I bazuar në romanin me të njëjtin titull nga Lorenzo Silvia, ky film do të luajë me mendjen tuaj nga fillimi deri në fund. Këtu shpaloset historia intriguese dhe ironike e dy detektivëve që operojnë në një shoqëri të sunduar nga korrupsioni dhe ambicia.

Ata do të investigojnë vdekjen e mistershme të një punëtori të një baze nukleare, i cili është vrarë në një dhomë hoteli. “El Alquimista Impaciente” do t’ju mbajë gjatë gjithë kohës në ankth, teksa detektivët përpiqen të zgjidhin misterin e dhënë.

Mos e humbisni këtë film, më 27 prill, ora 19:00 – 21:00.

Trailer: