Ekspozitë për grupin ABBA

Një ekspozitë “imersive” e që feston muzikën e grupit suedez ABBA do të hapet më vonë gjatë këtij viti në Londër, duke iu ofruar fansave një pamje të paprecedentë në karrierat e fitueseve të Eurovizionit.

Ky ekzibicion do të hapet në Southbank Centre në dhjetor, dhe është emëruar si ‘ABBA: Super Troupers’, duke iu dhënë fansave një shans që t’i shohin gjësendet nga arkivat private të bendit për herë të parë në Britani të Madhe.

Përveç këtyre gjësendeve nga e kaluara e këtij pop grupi, ekzibicioni do t’i marrë vizitorët përmes dhomave individuale ku secila përfaqëson një moment kyç të historisë së tyre, përfshirë edhe një duplikat të dhomës Brighton Grand Hotel ku qëndruan gjatë triumfit të tyre në Eurovizionin e vitit 1974.