Ekspozitë fotografike në Shkodër: “Kthim në kohë, Shqipëria e viteve 90-të”

 

Ambasada Austriake dhe Galeria e Artit e Bashkisë Shkodër, kanë çelur të premten më 2 shkurt, ekspozitën fotografike të artistit e antropologut austriak Robert Pichler, kuruar nga Edit Pula, me titullin: “Kthim në Kohë. Shqipëria e Viteve 90-të”.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur edhe në ditët në vazhdim, prandaj për të gjithë ju që nuk keni patur mundësinë ta shikoni, ajo do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 17 shkurt, nga ora 09:00 deri më 15:00.
Ekspozita e Pichler prezanton fotografi nga Shqipëria e Veriut dhe Shkodra në vitet ’90-të dhe tematizon fazën e rrëmujshme të tranzicionit në Shqipëri nga komunizmi në demokraci.

Kjo ekspozitë lëvizëse, e cila nisi udhëtimin e saj verën e shkuar në Stacionin e Autobusëve të zonës së Veriut në Tiranë, u shfaq për herë të parë në Muzeun Historik të Bajram Currit, do të ndalet dy javë në Shkodër, për të vazhduar rrugëtimin e saj më tej edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.