Art & Kulturë

Ekspozite dokumentare: Ish Sigurimi ne Konispol

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në përkujtim të goditjes së përqendruar të faktorit antikomunist në jugun e vendit, me kërkesë të Bashkisë Konispol, ekspozon në mjediset e tij dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve të përndjekjes së Sigurimit, shumë prej të cilave, për herë të parë.
Aktiviteti është i hapur për mediat.

Materialet mbi personalitete të kohës si Teme Sejko, Tahir Demi, Rexhep Plaku e dhjetëra të tjerë, janë disa mijëra faqe dhe vihen në dispozicion të të interesuarve, studiues dhe kërkues shkencorë, ish-të përndjekur dhe familjarë të tyre, shoqëri civile dhe media, duke mundësuar njohjen me inventarët e plotë të tyre dhe më gjerë.

Ekspozita zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Ministrinë e Mbrojtjes, dhe hap siparin e aktiviteteve kushtuar përkujtimit të figurave të sipërpërmendura, që do të mbahet në Konispol në fund të muajit qershor.

Të interesuarit mund të plotësojnë formularët e kërkesës për informim, konform ligjit 45/2015 për t’i lexuar këto dokumente.

Ju mirëpresim ditën e martë, 19 qershor, ora 11.00, në AIDSSH, pranë Gardës së Republikës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).