Art & Kulturë

Ekspozita vetjake “80”, të piktorit të njohur Jorgji Gjikopulli

48 punime të ekspozuara, simbolikë e 48 viteve krijimtari intensive, me pasion e përkushtim ndaj artit, ndaj pikturës që ishte ëndrra e tij e realizuar.

Sot, pas pothuajse 5 dekadash, prof.Jorgji Gjikopulli, një ndër emrat më të spikatur të pikturës shqiptare të më shumë se 70 viteve të fundit, vjen përpara artdashësve me ekspozitën vetjake “80”(po aq sa është edhe mosha e tij), ku pasqyrohet jeta profesionale, kontributi i tij në këtë degë të artit.

Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës “80”, të piktorit Jorgji Gjikopulli, ku ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Besa Shahini, kolegë, piktorë, personalitete të shquara të artit , miq e dashamirës, studentë e ish studentë të Gjikopullit, u vlerësua krijimtaria e tij në vite.

Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Ardian Isufi, ish student i Gjikopullit, e cilësoi atë “një piktor unik”, një Van Gog të pikturës shqiptare.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).