EKSPOZITA ROTTE TRAVERSE

Më datë 16 dhjetor 2017 u inagurua ekspozita “Rotte Traverse”, veprat e artit janë krijimtari e artistit, Giampaolo Talani, artist i cili i ka dhënë shtysë të madhe të ashtuquajturës “Arti Publik”, nëpërmjet krijimit të veprave me ndikim të padiskutueshëm dhe të përbashkët emocional, të vendosura në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit në hapësira publike shumë të frekuentuara. Do të jetë një kombinim i ekspozitës murale me skulpturën. “Rotte Traverse” përveç se paraqet një artist i cili është konsideruar si një nga njohësit më të mirë të teknikës së afreskut është një autor i konfirmuar i veprave në Bronz. Teknika e afreskut , mënyra artistike e të shprehurit të autorit, detajet, elementët që ndërthuren si dhe kombinimi i veprave të artit në mur dhe bronz si dhe projektimi i të gjitha veprave për publikun e gjerë në Sheshin “Nënë Tereza” për të dhënë një atmosferë ndryshe qytetit përgjatë festave duke qënë se projekti do të zhvillohet në prag të festave të fundvitit. Inaugurinmi i veprave u bë më datë 16 Dhjetor 2017 ora 18.00 dhe do të qëndrojnë të ekspozuara për qytetarët deri më 6 Janar 2018 në sallën e “Muzeut Historik Kombëtar”.