Art & Kulturë

Ekspozita e punimeve artizanale bën bashkë “Duarartat” nga Shqipëria dhe Kuvajti

Në Tiranë u çel disa ditë më parë ekspozita “Duarartat”, e cila përmban 72 foto me punime artistike të 9 grave nga Shqipëria dhe 9 grave nga Kuvajti.

Kjo ekspozitë vjen si iniciativë e gruas së ambasadorit të Kuvajtit, Ebtisam Nasser Ibrahim AlHouti, e cila është fotografe. Sipas saj fokusi kryesor i kësaj ekspozite është të hedhë dritë mbi aspektin kulturor të grave zejtare në të dyja vendet dhe mbi punët e tyre krijuese, të cilat pasqyrojnë anën femërore dhe prekjet e tyre të veçanta artistike.

Në shkurt, shteti i Kuvajtit feston Ditën Kombëtare dhe Përvjetorin e Çlirimit. Kësisoj, fotografja Ebtisam El-Houti, shprehu dëshirën që nëpërmjet ekspozitës “Duarartat”, të ndante gëzimin festiv kuvajtian me popullin shqiptar, duke vënë theksin mbi marrëdhëniet e rrënjosura vëllazërore dhe vlerat njerëzore, sociale dhe kulturore midis dy popujve, atij kuvajtian dhe atij shqiptar.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).