Ekspozim i dokumentave: 45 Vjet nga Revolta e Spacit

Në mjediset e Autoritetit të Dosjeve, pranë Gardës së Republikës, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,
me rastin e 45-vjetorit të revoltës së Spaçit, ekspozon dokumente arkivore per të ashtuquajturin Objekt i Rendesise se Vecante (ORV), Repartit 303 të Riedukimit, Spaç, si dhe dokumenta te tjere te lidhur me kete ngjarje te rendesishme te qendreses ne kushtet e shtypjes ekstreme.

Ftohen studiues, ish te perndjekur apo familjare te tyre, shoqeri civile dhe media per te pare nga afer keto materiale, duke u njohur me inventaret e tyre. Te interesuar, do mund te plotesojne formulare te kerkese per informim, konform ligjit 45/2015 per te lexuar keto dokumenta.

Materialet do të ekspozohen deri më datë 25 maj 2018

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj