Eksploro Belshin!

Shiko aktivitetet qe mund te besh ne Belsh duke filluar nga muaji Mars 2018! Se bashku me Tourism Investment and Finance Fund, USAID/Albania, Embassy of Sweden in Tirana, dhe Bashkia Belsh.

NATYRE, KULTURE, & TRADITE
11 itinerare çiklistike përfshijnë Belshin, Mërhojën, Liqenin
e Luleve, Pyllin e Dëshiranit dhe Gropën e Kuqe. Biçikletat
dhe hartat merren tek Info Point. Itineraret variojnë nga 3
në 60 km.

Tur me makinë apo quad bike i gjithë zonës së Dumresë (2
orë); dhe i memorialit të avionit të Luftës së II-të Botërore.

Piknik në Liqenin e Mërhojës apo në Pyllin e Marinzës.
Merrni me qera një gazebo dhe pajisjet e piknikut.

Drekë/Darkë në agroturizmin Dumrea Rubin, 200m nga
bujtina juaj. Degustim i verës së zonës.

Xhiro me skaf në liqenin e Seferanit, njohje me mbetjet
arkeologjike, peshkim në mes të liqenit, kanotazh, dhe
sporte të tjera ujore.

Peshkim rekreativ në Liqenin e Seferanit, në Liqenin e
Mërhojës, apo në Liqenin e Luleve.

Kamping buzë Liqenit më të pastër në vend: Liqeni i
Mërhojës.

Vjelje e ullirit, mbledhje e mjaltit, dhe prodhim i vajit tuaj të
personalizuar.

Vizitë dhe aktivitet edukativ në fermën e kafshëve, ushqim
i kafshëve, njohja me llojet dhe procesin e prodhimit.

Degustim i produkteve të zonës në Dhomën e Degustimit
pranë Bujtinës së Trëndafilave.

Eksplorim i punimeve artistike në galerinë e artit në
Bujtinën Seferan.